Miliona njerëz në të gjithë botën po venë në rrezik shëndetin e tyre, duke e gatuar orizin në mënyrë të gabuar.

Paralajmërimi vjen nga shkencëtarët ,të cilët falë disa eksperimenteve të realizuara sëfundmi kanë dalë në konkluzionin se metoda e zakonshme e gatimit të orizit, zierja e tij me ujë derisa të ky i fundit të avullojë, vë në rrezik jetën e atyre që e kosumojnë, pasi kjo metodë nuk e largon sasinë e arsenikut që gjendet në këtë ushqim.

Orizi ndotet nga kjo substancë helmuese gjatë kohës së rritet, si pasojë e toksinave industriale dhe pesticideve.

Ky kimikat lidhet me një sërë problemesh të shëndetit, përfshirë sëmundjet e zemrës, diabetit dhe kanceri, ashtu sikurse dhe problemet me zhvillimin.

Ndonëse besohet se gjurmët e arsenikut zhduken në momentin që orizi gatuhet, tashmë ekspertët deklarojnë se për të larguar arsenikun nga orizi, ky i fundit duhet lënë në ujë gjatë natës.

Andry Meharg, profesori i shkencave biologjike në Universitetin Queens të Belfast testoi tre mënyra për të gatuar orizin në programin e BBC, “Trust Me, I’m a Doctor”, për të parë nëse kishte ndryshim të nivelit të arsenikut.

Në metodën e parë, ai përdori atë të zakonshmen, raportin 1 me 2, 1 gotë oriz e dy gota ujë. Pasi uji avulloi, ai vuri re se pjesa më e madhe e arsenikut ishte ende prezente.

Në metodën e dytë, ai përdori 5 gota ujë me 1 gotë oriz dhe pasi uji i tepërt avulloi, niveli i arsenikut ra dukshëm. Megjithatë, në metodën e tretë, ku ai e la orizin në ujë gjatë natës, niveli i arsenikut u ul me 80 përqind.

Mënyra më e mirë për të gatuar orizin është pikërisht kjo e fundit. Pasi ta keni lënë atë gjatë gjithë natës në ujë, shpëlajeni derisa uji të jetë i pastër. Më pas përdorni metodën e dytë të gatimit, raportin 1 me 5./tvklan.al