Tayna feston ditën e sotme 25 vite jetë dhe me këtë rast kanë vërshuar urimet nga familjarët, kolegët e fansat për reperen. Teksa ka bërë një super festë ditëlindjeje, Tayna ka surprizuar të gjithë fansat e saj me publikimin e këngës më të re që mban titullin OFG.

Ajo që është vënë re është se mes të ftuarve në festën e ditëlindjes së reperes është dhe Fifi, e cila ka ndarë disa foto me Taynën. Sjellim në vëmendje se artistet nuk kanë pasur një marrëdhënie të mirë pasi disa vite më parë Fifi doli kundër reperes dhe pastaj thumbimet e hapura ndaj njëra-tjetrën nuk kanë munguar.

Megjithatë duket se çdo gjë i përket të shkuarës dhe sa mirë që vajzat kanë arritur të sqarohen dhe të shuajnë çdo keqkuptim mes tyre./tvklan.al