Në prag të takimit të krerëve të BE për të diskutuar negociatat e daljes së Britanisë nga Unioni, kancelarja Angela Merkel ka bërë të qartë pozicionin që do të mbajë Gjermania.

Duke ju referuar faturës së buxhetit që Britania duhet t’i paguajë Bashkimit Europian, Merkel tha nga Bunbestagu, se disa britanikë kanë iluzione rreth lidhjeve të ardhshme me BE-ne.

Marrëdhënia e ardhshme mund të diskutohet vetëm, pasi të zgjidhen çështjet e daljes – u tha Merkel deputeteve gjermanë.

Angela Merkel , kancelare e Gjermanisë

“Ne mund të bëjmë një marrëveshje për marrëdhëniet e ardhshme me Britaninë, kur të gjitha pyetjet në lidhje me daljen e saj janë pastruar në mënyre të kënaqshme”

Iluzionin se Britania nuk do të paguajë faturën prej 60 miliardë eurosh, Merkel e quajti një humbje kohe.

Kancelarja gjermane u këmbënguli qe “një vend i tretë – si Mbretëria e Bashkuar – nuk mund dhe nuk do të ketë të drejta të njëjta si një shtet anëtar i BE-së.

“Të 27 vendet e BE-së dhe institucionet e BE-se pajtohen me këtë”

Zyrtarët e BE-së vlerësojnë se Britania e Madhe përballet me një faturë prej 60 miliardë euro pre shkak të rregullave të buxhetit të BE. Politikanët në Mbretërinë e Bashkuar kanë thënë se qeveria nuk do të paguajë një shumë të tillë.

Tv Klan