Një biznesmen 54 vjeçar, u rrëmbye dhe u mbajt peng disa orë nga disa persona pasditen e të hënës në plazhin e Spillesë në Durrës.

Ende nuk dihen motivet dhe shkaqet e ngjarjes, ndërsa policia thotë se shpalli në kërkim tre autorët, të cilët janë Zamir Xh., 31 vjeç, Bledar Ç., 32 vjeç dhe Bedri M., 25 vjeç.

Ngjarja ndodhi kur personat ndodheshin në zonën e plazhit të Spillesë dhe me forcë futën në një fuoristradë “Range Rover” , 54-vjeçarin me incialet A. D.

Sipas policisë dhunuesit e goditën fizikisht dhe më pas e hipën në fuoristradë të dëmtuarin. Prej aty rrëmbyesit e dërguan biznesmenin në një bllok banesash, ku e keqtrajtuan dhe e mbajtën jashtë dëshirës së tij. Pas ndërhyrjes së policisë së Kavajës, 54-vjeçari u lirua. Tre agresorët u shpallën në kërkim me akuzën e heqjes së paligjshme të lirisë në bashkëpunim dhe dëmtimeve të tjera me dashje në bashkëpunim.

/Tv Klan