Temperaturat e ulëta deri në -14 gradë gjatë orëve të natës kanë krijuar stalaktite akulli përgjatë bregut të liqenit të Pogradecit. Ngrirja e dallgëve si rezultat i temperaturave ekstreme i  kanë dhënë liqenit këtë pamje mahnitëse,e cila përsëritet larmishëm çdo dimër, duke i shtuar atraksionet qytetit liqenor, i cili është një ndrë pikat turistike më të vizituara në vendin tonë.

Ngrirja e dallgëve si rezultat i të ftohtit ekrstrem  i dhanë liqenit pamje mahnitëse. Kjo u shfrytëzua nga qytetarët të cilët fiksuan momente me kamerat e tyre.

Një situatë e tillë në liqenin e Pogradecit krijohet çdo dimër kur termoemtri shënon disa gradë nën zero.

Klan News