Ndalimi i mësueses në Shkodër, pas videos së transmetuar në emisionin “Stop” në Televizionin Klan ka zënë hapësirë dhe në mediat e huaja. “Mësuesja shqiptare arrestohet për propagandë ndaj ISIS”, është ky titulli i Associated Press.

Gjithashtu ky lajm ka marrë dhe vëmendjen e medieve italiane. “il Giornale” dhe agjencia e lajmeve “Ansa” kanë shkruar për mësuesen nga Shkodra, Emine Alushi.

Mediat italiane kohët e fundit kanë shkruar me nota të larta shqetësimi rreth përhapjes së ISIS në Shqipëri. Në një artikull, gazeta “La Repubblica” shkruante: “

Terrorizmi, flamujt e ISIS-it në fshatrat e Shqipërisë. Fuçi baruti për Puglia-n”

. Për këtë lajm reagoi dhe ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri i cili kërkoi përgënjeshtrimin e lajmit.

Të mërkurën në mbrëmje në emisionin “Stop” në Televizionin Klan u publikua videoja, ku mësuesja u thotë nxënësve se ISIS është një organizatë e mirë që mbron myslimanët, por që luftohet nga shteti.

Madje në audioregjistrimin e transmetuar, mësuesja thotë se nuk duhet të besohen ato që thuhen për ISIS./ tvklan.al