Në kulmin e përplasjeve mes prokurorit të përgjithshëm Adriatik Llala dhe ambasadorit amerikan Doland Lu, Kryetari i Kuvendit Ilir Meta thotë se kryeprokurori zbatoi me përpikmëri Kushtetutën me propozimet në Këshillin e Emërimeve në Drejtësi.

“Prokuroria e Përgjithshme, rezulton sipas tyre, ka zbatuar korrekt dhe në mënyrë transparente Kushtetutën dhe ligjin e miratuar nga Parlamenti me asistencën e partnerëve ndërkombëtar OPDAT dhe EURALIUS”.

Meta thotë se Llalla propozoi vetëm 3 kandidatura për në këshillin e emërimeve në drejëtsi pasi vetëm ato përmbushnin kriteret. Ambasadori Lu akuzoi Llallën se shkeli frymën e Kushtetuës, por Meta bën këtë vërejtje.

“ Frymën e Kushtetutës nuk ka të drejtë ta interpretojë as Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, as Prokurori i Përgjithshëm, as Presidenti i Republikës dhe askush tjetër. Frymën e Kushtetutës në Shqipëri e interpreton vetëm Gjykata Kushtetuese”.

Meta bën apel për ulje të tensioneve politike pa lënë mënjanë edhe ndërkombatret.

“Ftoj të gjithë partnerët tanë ndërkombëtarë që të jenë një model për ne se si të respektohen institucionet, se si punohet në mënyrë transparente”.

Kreu i Kuvendit theksoi se procedura e hedhjes së shortit për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi ishte transparente dhe nuk pati asnjë ankesë për të. /Tv Klan

///

Meta:

Nisur nga deklaratat e ambasadorit lidhur me listën e kandidatëve për tu përfshirë në shortin e KED me kërkesën time sekretari i përgjithshëm i Kuvendit ka kërkuar sqarime shtesë për vlerësimin e kryer nga Prokuroria për plotësimin e kritereve dhe kushteve ligjore për këta kandidatë. Në përgjigje të kësaj shkrese prokurori ka kthyer përgjigje zyrtare që kërkonte sqarime shtesë. Prokurori i Përgjithshëm ka kthyer përgjigje me shkrese zyrtare. Sipas deklarimeve të djeshme të ambasadorit Donald Lu, prokuroria e Përgjithshme ka dhunuar frymën e Kushtetutës, duke përcjellë tre kandidatë për tre pozicionet Në Këshillin e Përkohshëm të emërimeve në Drejtësi. Gjithashtu, Z. Lu është shprehur se Prokuroria e Përgjithshme i përzgjidhi vetë tre antarët në pozicionet, duke dërgua një listë vetëm me tre emra dhe të përzgjedhur pa transparencë.

Sqarojmë se Kushtetuta përcakton se KED përbëhet nga 9 anëtarë nga të cilët njëri zgjidhet nga prokurorët e Prokurorisë së Përgjithshme, dhe dy anëtarë zgjidhen nga Prokurorët e Prokurorive pranë Gjykatave të Apelit

.

Nuk jam këtu për tu marrë me komente, akuza apo lavdërime. Frymën e Kushtetutës nuk ka të drejtë ta interpretojë as prokurori, as kryetari i kuvendit as presidenti dhe askush tjetër. Jam këtu për t;i bërë thirrje për përgjegjshmëri, transparencë, për të mos u përfshirë në axhenda jo transparente dhe në konflikte të cilat nuk e ndihmojnë as reformën në drejtësi dhe as partneritetin tonë me të gjitha vendet partnere.

Prokuroria ka zbatuar ligjin që ka miratuar kuvendi. Prokuroria ka zbatuar në mënyrë korrekte ligjin e miratuar nga Kuvendi

”./tvklan.al