Ilir Meta është i bindur se LSI do të dalë forcë e parë në 25 Qershor . Nga Fieri ku mbylli fushatën elektorale ish-kreu  i LSI-së tha se marrëveshja me Rama Basha nuk do ta shpëtojë Rilindjen nga ndëshkimi që shqiptarët do t’i japin me votë në zgjedhje.

“Mavia e tmerruar nga braktisja mbarëpopullore për shkak të mashtrimeve pafund, të premtimeve të pambajtura, pabesisë së pandreqshme besoj e dëgjuat qe dje i bëri thirrje PD për ta ndihmuar.”

Meta akuzoi  ish-aleatin për lidhje me oligarkët dhe deklaroi se Rama në 4 vjet tregoi se është kundër interesave të shqiptarëve.

“Ata që deri para ca kohës ju thoshin mos e votoni LSI-së se do shkojë me PD-në tani i thonë PD-së aman na shpëto nga ky uragan mbarëpopullor.”

Duke u ndalur në rastet e dhunës ndaj aktivistëve  të LSI-së,  Meta  hoqi një paralele me ngjarjet e vitit 94 bë Libofshë të fierit.

Meta tha se  LSI   është në shërbim të qytetarëve, prandaj dhe do të dalë forcë e parë në 25 qershor./Tv Klan