I përfolur si një kandidat i mundshëm për president i Republikës, vetë Ilir Meta në një intervistë në “Zonë e Lirë” të Arian Çanit e përjashton në mënyrë kategorike të ketë ambicie për të marrë postin e kreut të shtetit, por siguron se kandidati që do të përmbush të gjitha kriteret për të merituar këtë detyrë duhet të jetë një figurë konsensuale.

Pavarësisht këmbënguljes se gazetarit Çani Meta nuk pranoj të zbuloje asnjë detaj nga darka e gjatë me kryeministrin mbrëmjen e te martës në zyrën e këtij të fundit.

Ndryshe nga kryeministri, politika e brendshme për kryeparlamentarin duhet të ketë vëmendjen më të madhe ndaj ai nuk pranon të komentoj deklaratat e bëra nga bashkëkryetari në koalicion lidhur vëmendjen qe duhet të kenë ShBA për rajonin e Ballkanit i cili kërcënohet sipas Ramës të bjerë nën ndikimin e Rusisë.

Tv Klan