Asnjë si Michael Jordan. Ish-basketbollisti i Chicago Bulls edhe pse është tërhequr prej vitesh mbetet sportisti  me më shumë të ardhura në botë. Sipas revistës “Forbes” të ardhurat e tij nga paga, sponsorët apo investimet vlerësohen në 1 miliardë e 850 milionë dollarë. Një ndikim të madh ka edhe ekipi që zotëron në NBA, Charlotte Hornets, i blerë disa vite më parë për 175 milionë dollarë, por sot vlen 780 milionë.

Mbi 1 miliardë dollarë vlerësohen të ardhurat ndër vite të lojtarëve të golfit Tiger Woods, Arnold Palmer, Jack Nicklaus dhe ish-piloti të Formula 1, Michael Schumacher. Për të gjetur futbollistin e parë, duhet të zbresësh në shtatë ku ndodhet David Beckham me 800 milionë dollarë, aq sa basketbollisti Kobe Bryant.

Cristiano Ronaldo është i 12 me 725 milionë, ndërsa Lionel Messi i 16 me 600 milionë. Në këtë renditje ka edhe boksierë, lojtarë tenisi, futbolli amerikan apo bejsbolli.

Tv Klan