NATO

Zgjerimi i përfshirjes ushtarake të Rusisë në Siri, do të jetë në qendër të takimit të Ministrave të Mbrojtjes së NATO-s në Bruksel. Ky takim behet pasi Turqia akuzoi avionët rusë për shkelje të hapsirës së saj ajrore.

Korrespondenti i BBC – së, Xhonatan Markus thotë se qëllimi I NATO-s është ta bëjë të qartë se do t’i përgjigjet çdo ndryshimi. Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Ashton Carter tha se “Rusia ka një strategji të gabuar, duke goditur sërish shenjestra që nuk i përkasin Shtetin Islamik”.

Nga ana e saj, Moska hedh poshtë çdo akuzë se në shenjestër të ofensivës së saj janë kundërshtarët e Presidentit sirian, Bashar Al Asad dhe jo Shteti Islamik.

Tv Klan