Rikthehen përplasjet verbale mes përfaqësuesve të opozitës dhe atyre të mazhorancës në komisionet parlamentare.

Një ditë pas incidenteve në Komisionin e Sigurisë Kombëtare, tonet e larta dhe fyerjet kanë përfshirë edhe Komisionin e Jashtëm, ku ishte i pranishëm, Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati, i cili shkëmbeu replika me Deputetin demokrat, Kastriot Islami.

Pas Islamit ka qenë radha e Aldo Bumçit për përfshirë një debate me fyerje dhe etiketime për Ministrin Bushati.

Ministri Bushati ishte në Komisionin e Jashtëm për të raportuar për projektet e dikasterit që drejton për vitin 2017, ndërsa përplasja me deputetët demokratë kaloi në planin personal.

Tv Klan