Ministria e Bujqësisë, Agjencia për ushqim dhe Laboratori fito- sanitar kanë reaguar në lidhje me kastravecët e importuar nga Shqipëria duke thënë se ato nuk janë helmuese. Ata deklaruan gjithashtu se rezultatet e analizave që i publikoi opozita, kanë qenë gabimisht të lexuara, ndërsa në kastravecët e importuar madje ka sasi më të ulët të pesticideve nga e lejuara.

“Niveli në të cilin mund të kuantifikohet, gjegjësisht të përcaktohet sasia e pjesës së mbetur të pesticideve, është 0,01 miligram në 1 kg. Në rastin konkret, është fituar rezultat se në mostrat e sjella nga kabineti i zv- ministrit Nikollovski, është gjetur sasi prej 0,02 miligramë në 1 kg mbetje nga substanca aktive metalaksil. Niveli maksimal i lejuar, sipas data- bazës evropiane është 0,5 miligram në 1 kg”,

tha Suzana Kratovalieva, drejtore e laboratorit shtetëror fito- sanitar.

Paraprakisht zv- ministri i bujqësisë Nikollovski, tha se në trangujt e importuara nga Shqipëria ka sasi të madhe të pesticideve.

Dhe derisa në vend vazhdojnë përplasjet pushtet- opozitë, për sigurinë e ushqimit që e konsumojmë, një pjesë e importuesve nga Shqipëria ankohen se me ditë të tëra presin për të hyrë në Maqedoni/tvklan.al