Christine Lambrecht ka përshëndetur marrëveshjen për letërnjoftimet mes Prishtinës dhe Beogradit

Pa paqe në Ballkan, nuk ka stabilitet në Evropë. Kështu deklaroi  ministrja gjermane e mbrojtjes Christine   Lambrecht pas takimit me homologun e saj nga Kosova, Armend Mehaj.

Siç bëjnë të ditur burime të DW pranë Ministrisë gjermane të Mbrojtjes, në takim është biseduar për gjendjen në Kosovë dhe përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit  dhe Prishtinës.

Lambrecht  përshëndeti marrëveshjen e arritur kohëve të fundit mes  dy vendeve për letërnjoftimet. Lambrecht ka siguruar gjithashtu mbështetjen e  Berlinit në procesin e transformimit të Ushtrisë së Kosovës. Së fundmi, kryeminsitri  Albin Kurti, ishte shprehur për një  prani më të madhe të ushtarëve gjermanë të KFOR-it në Kosovë.

Sakaq, Gjermania së bashku me Francën po angazhohen fort për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë. Të premten, më 9 shtator, dy këshillltarët për çështje të jashtme të kancelarit gjerman, Olaf Scholz, dhe presidentit francez, Emmanuel Macron, do të shkojnë në Kosovë dhe Serbi për të parë se cilat janë opsionet e normalizimit të plotë të marrëdhënieve mes dy vendeve.

Klan News