Axhenda e integrimit në Bashkimin Europian varet më shumë se kurrë nga miratimi sa më shpejt i paketës së ndryshimeve kushtetuese, në kuadër të Reformës në Drejtësi.

Për kryetarin e Kuvendit Meta, çdo ditë pa Reformën në Drejtësi është pengesë për hapjen e negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian.

Kryetari i Kuvendit i cilësoi të pakta diferencat midis mazhorancës dhe opozitës, sa i përket këtyre ndryshimeve.

Meta vlerësoi kontributin e Komisionit të Venecias dhe tha se, të gatshëm për të asistuar janë edhe ekspertët e Euralius dhe Opdat.

Erjon Todhe, Tv Klan