Modelja dhe aktorja Deniz Akkaya i ka habitur të gjithë me deklaratën e saj të fundit ku konfirmon se është në një lidhje dashurie me djalin e shoqes së saj.

Lajmi është publikuar në të gjitha mediat turke, të cilat vënë në dukje edhe formën e mirë të modeles në krah të të dashurit të saj më të ri në moshë.

39-vjeçarja Deniz Akkaya është shpallur Best Model e Turqisë në vitin 1997, ndërsa përveç kësaj ajo njihet edhe si prezantuese, aktore dhe bizneëoman e shquar.

Së fundmi ajo është parë në krahët e biznesmenit të tekstileve Gokmen Seynova.

 “Nëna e Gokmenit, Erguli është shoqja ime”, ka thënë Akkaya, sipas të përditshmes “Posta”

Aktorja është përpjekur ta mbajë larg mediave të dashurin e ri dhe nuk dihet ende diferenca në moshë mes tyre, por vlen të theksohet se ajo duket shumë në formë krah tij. 

/tvklan.al