Zërit të tre grupimeve sindikale, të artistëve të “Skenës dhe Ekranit”, të “Teatrit Kombëtar” dhe “Cirkut Kombëtar”, kundër prishjes së godinës i bashkohet edhe Sindikata e Pavarur e Artistëve të Shqipërisë.

Presidenti i saj Reshat Ibrahimi iu drejtua Ministrisë së Kulturës me kërkesën për të mos e shembur kështjellën e artit siç e quajti ai.

 “Nuk kthehemi pas, me çfarëdo lloj çmimi”. Ky qëndrim i artistëve që janë pjesë e këtyre sindikatave nënkupton.

Një tjetër çështje që sindikalistët i adresuan Mirela Kumbaros, ishte vendosmëria e tyre për të mbrojtur statusin “kombëtar” të Cirkut. Në projektligjin ri të artit dhe kulturës i pezulluar përkohësisht pas kundërshtive të shumta që shkaktuan propozimet nga Ministria e Kulturës, ai kërkohej të shfuqizohej.

Tv Klan