Aurel Çuko, 26 vjeç, banues në fshatin Fier i Ri, Lushnje, është arrestuar pasi duke drejtuar duke drejtuar mjetin motorçikletë tip “HAUWIN” 107cc, pa targë, dhe pa leje drejtimi ka përplasur një këmbësor.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Fier i Ri dhe plagosuri është një 16-vjeçar me iniciale K.M, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e personelit mjekësor.

Matrialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”/tvklan.al