Bebe Rexha është një ndër këngëtaret shqiptare që ka arritur të korrë sukses edhe në botë.

Artistja ka sjellë një numër të madh projektesh mjaft të suksesshme, në mesin e të cilave janë edhe bashkëpunime me emra shumë të famshëm.

Ylli ka bërë një postim së fundmi, ku dhe ka publikuar 3 këngët e saj që kanë mbledhur mbi një milliard klikime.

“In the Name of Love”, “Me, Myself&I”, dhe “Meant to Be”, këto janë 3 nga projektet më në zë të artistes që i kanë dhënë mjaft famë në botë.

“Me Myself & I”. Nuk mund ta besoj sesi muzika më ka ndryshuar jetën dhe më ka ndihmuar të bëhem njeri më i mirë. Unë u jam shumë mirënjohëse. Ju dua të gjithëve”, ka shkruar Bebe.

Kujtojmë se para disa muajsh, Bebe solli albumin e ri “Better Mistakes” që u prit mjaft mirë nga publiku./tvklan.al