Muzika Shqipe humb Françesk Radin



Françesk Radi, është një tjetër artist që humbet muzika e lehtë shqiptare. Kantautori u largua nga kjo jetë në moshën 67 – vjeçare. Shkak për humbjen e parakohshme u bë një hemoragji cerebrale, që prej disa ditësh e mbajti të mbërthyer në Spitalin Universitar “Nënë Tereza”. 

I kujdesshëm gjithnjë që fondit të muzikës shqipe t’i dhuronte një krijimtari ku poezia, muzika, orkestracioni dhe interpretimi të ishin të arrira, emri i Françesk Radit do të na sjellë ndërmend këngë si “Biçikleta”… apo “Adresa”…

E kjo e fundit përbëri në vitin 1972, jo vetëm një nga më të dëgjuarat, por edhe një hap para në krijimtarinë muzikore të asaj kohe.

Pas suksesit me “Adresa”, emri i Çeskut ishte në listën e gjatë të artistëve që u ndëshkuan pas Festivalit të 11, të Radio Televizionit Shqiptar, i cilësuar si përhapës i kulturës borgjeze.

Për dhjetë vite, ai punoi si mësues muzike në Fushë – Arrëz të Pukës.

U rikthye në vitin 1990, po aq suksesshëm sa para tij. “Rroku i burgut”, “Zemër e lodhur”, “Telefonatë zemrash” e “Ky fat na ra”, përbëjnë edhe pjesën më të madhe të karrierës së tij mbi 40 – vjeçare.

Homazhet në nder të Françesk Radit do të mbahen nesër nga ora 10:00 deri në orën 12:00, në ambientet e Radio Televizionit Shqiptar.

Tv Klan

Kategori
KulturëLajmet KryesoreTe funditTë gjithaVideo
2 Komente
  • Dritan haxhia
    3 Prill 2017 at 20:27
    Përgjigju

    NGUSHELLIME FAMILJES DHE TE GJITHE SHQIPTAREVE PER KETE HUMBJE TE MEDHE..

    ( Francesk Radi u internua ne Fushe-Arrez pas festivalit te 11. U dergua si “Masovik” kulture ne Pallatin e Kultures ne Fushe-Arrez fillimisht si punonjes Bibloteke. Me vone me sa kujtoj u emerua Shef Muzike. Ne e kishim pjese te familjes Frankon. Pra nuk ka qene Mesues shkolle. Ai po ishte mesues per brezat e rinje talentesh dhe amatoresh per shume vite, dhe nje nga njerzit me te dashur e te respektuar qe kane jetuar ne ato ane, ne ato vite. Nuk ka Fushe-Arrez apo Pukjan qe nuk e ka dashur Frankon. Ai beri nje “Mrekulli” per sa qendroi ne kete Qyteze me grupet amatore dhe muzikantet. Arriti deri aty saqe te vetequheshin “Profesionist”. Aq lart e ngrit nivelin artistik, shpesh here duke patur ne krah edhe vellain e tij , Aktoin e famshme Ferdinand Radi. I paharruar kujtimi tij…

    Mos i beni lajmet gjysmake. Duke mos permenduar “Interrnimin” e tij, dhe cafre beri sakte ne ate zone, nuk tregohet pjesa me veshtire e jetes se Artistit dhe njeriut te madh Francesk Radi. Respekt.

  • Gjin Shpata
    4 Prill 2017 at 10:30
    Përgjigju

    Ngushellime, vdiq kollosi i kenges se zemres, ai qe me guxim dhe dashuri u perpoq te na mesonte te jetonim te lire nen diktatture!
    AI qe nuk e lane te qete, qe e munduan VARRMIHESIT e Shqiperise, ata futura qe po na kanabisin edhe sot! Mos vdeksh kurre Françesk!

  • Përgjigju

    *

    *






    Emisione