Policia e Kosovës në orët e para të mëngjesit të së enjtes ka realizuar një kontroll në një lokal nate në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, që çoi në ndalimin e 11 vajzave.

Sipas asaj që shkruan

KlanKosova,

ato besohet se ushtronin veprimtari të ndryshme të jashtëligjshme, duke punuar si valltare etj.

Tre nga të ndaluarat ishin nga Serbia dhe tetë nga Shqipëria. Ato janë dërguar në Qendrën e Mbajtjes për të Huaj, për verifikim të identitetit të tyre, si dhe plotësimin e procedurave të tjera të deportimit nga territori i Kosovës.

Autoritetet kanë kontrolluar rreth 40 klientë të pranishëm, të cilëve iu gjetën 2 armë zjarri, 3 shufra metali, 1 boks metali, 2 thika dhe 1 spray.

Në katin e dytë të ndërtesës ku ndodhej lokali, policia zbuloi gjithashtu një kazino që operonte pa leje.

/tvklan.al