vaginaËshtë ndërtuar në laborator organi i parë gjenital i femrave, vagina. Ky konsiderohet një revolucion në mjekësi. Shkenctarët kanë arritur ta krijojnë organin pas një pune disa vjeçare.

Katër vaginat e para janë vendosur tek katër vajza të cilat kishin lindur me deformime. Revista e famshme Lancet njofton kjo është një arritje shumë e madhe në mjëkësinë rigjeneruese.

Testimet e para sipas shkencëtareve jane kryer tek vajzat mes moshës 13 dhe 18 vjeç të cilat kishin lindur me deformime të rralla gjenetike të prekura nga sindromi, Rokitansky.

Ky sindrom nuk lejon që mitra dhe vagina të zhvillohen ose mungojnë fare.

Ekspertët thonë se pas 8 vjetësh organet kishin një funksion krejt normal. Këto vajza tashmë mund të kryejnë marrdhënie seksuale dhe të lindin fëmijë njësoj si gjithë femrat e tjera.

Organet janë krijuar nga qelizat gjenitale të jashtme të secilit pacient. Qelizat janë rritur në një strukturë në formën e vaginës e përbërë nga materiale biodegradable

Testet e mëvonshme treguan se kufiri mes vaginës natyrore dhe asaj sintetike i rritur në laborator ishte i padallueshëm.

tvklan.al