Pasi Italisë dhe Greqisë kanabisi shqiptar po “udhëton” drejt Malit të Zi. Policia Kufitare në Shkodër kanë goditur një tjetër rast të trafikimit të lëndëve narkotike.

Në vendin e quajtur “Brigje”, Malësi e Madhe, efektivët kanë konstatuar dy persona, të cilët po lëviznin në drejtim të kufirit me Malin e Zi.

Policët janë vënë në ndjekje, por për shkak të terrenit të thyer malor, të pyllëzuar dhe kushteve atmosferike jo të favorshme nuk kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e dy trafikantëve.

Nga kontrolli i ushtruar në terren u gjetën në dy çanta dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 38 pako të mbështjella me letër natriban me peshë 42 kg e 350.6 gr kanabis./tvklan.al