Në Elbasan është ngritur Qendra Rajonale e Inovacionit të Institutit Evropian të Teknologjisë dhe Inovacionit për Lëndët e Para. Ajo do të jetë e vetmja në Ballkanin Perëndimor dhe është ngritur falë mbështetjes se Bashkimit Evropian. Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku e pranishme në ceremoninë e hapjes së qendrës tha se ajo synon të rivitalizojë sektorin minerar.

“Mund të jenë shumë të rëndësishme për kontributin e industrisë minerare dhe si rrjedhojë e lëndës së parë që mund të përdoret nga industria automotive sot dhe deri tek burimet e energjisë së rinovueshme”.

Balluku vuri në dukje se qendra do të jetë multifunksionale.

“Ky është viti i parë ku ne kemi ngritur në vendin tonë një qendër të dedikuar të inovacionit, do të mbulojë energjinë e rinovueshme, fushat minerare, transportin, infrastrukturën kritike, shëndetësinë, arsimin dhe gjithçka tjetër”.

Përveç nxitjes të kërkimit dhe zbulimit qendra do të kthehet edhe në një fole për të rritur profesionistët e rinj.

Tv Klan