Nicole Kidman ka qenë një ndër të vetmet yje të Hollywood-it që doli në mbështetje të Donald Trump. Aktorja ka theksuar se të gjithë duhet të bashkohen me presidentin e ri e të shohin të ecin përpara.

Pas mosmiratimit publik nga shumë yje të Hollywood-it, presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës më në fund ka një mbështetje të papritur nga një artist i njohur.

Bëhet fjalë për Nicole Kidman, e cila një javë nga dita e inaugurimit te Donald Trump, vendosi të dalë në mbrojtje të presidentit të ri.

Në një intervistë për BBC, aktorja, u bëri thirrje të gjithë amerikanëve të mbështesin presidentin e zgjedhur.

“Ajo që ka ndodhur ka ndodhur. Vendi duhet të bashkohet me presidentin e ri dhe të ecë përpara”, shtoi ish-gruaja e Tom Cruisen e nxitur nga shumica dërrmuese e kolegëve të saj që ende e kanë të vështirë të pranojnë zgjedhjen e manjatit.

Për ata që mendojnë se betejat e tij për gratë shkojnë në kundërshtim me fjalimet e Trump, aktorja u përgjigj duke thënë se di shumë mirë t’i dallojë betejat e saja personale nga konsideratat politike./ TV KLAN