Nike ka siguruar partneritetin me yllin e Real Madrid Cristiano Ronaldo pas një viti 2016 tejet të frytshëm. Portugezi ka nënshkruar një marrëveshje të re që vlen 1 miliardë dollarë pasi një vit më parë ka prodhuar 500 milionë për kompaninë e veshjeve sportive. Me postimet e tij në rrjetet sociale ai ka gjeneruar një pafundësi klikimesh nga 260 milion ndjekësit e tij. rrjedhimisht Nike ka përfituar edhe në këtë mënyrë. duke përdorur imazhin  e Ronaldos, kjo markë ka përfituar 499.6 milionë dollarë.

Kontrata e re 1 miliardësh është më e madhja e nënshkruar ndonjëherë prej tij për të drejtat e imazhit. Pikërisht shitja e këtyre të drejtave e ka bërë atë një prej futbollistëve më të pasur në botë.

Tv Klan