superliga

 

Superliga është rikthyer pas 1 muaji pushim me Kukësin që nuk lëshon vendin e parë.

Ekipi i Artim Shaqirit ka fituar Derbin e Veriut me Vllazninë me rezultatin 2 – 1.

Pejiç dhe Lushtaku me golat e tyre kanë bërë që goli i Kalasë të mos ketë peshë. Tirana e ka nisur me fitore fazën e tretë të kampionatit.

Bardheblutë kanë mundur me rezultatin 2 – 0 Apoloninë në takimin e zhvilluar në Durrës, pasi stadiumet e kryeqytetit po rinkostruktohen. Golat janë shënuar nga Selemani Ndikuamana, nga një në secilën pjesë.

Një triumf në fund ka qenë për Flamurtarin. Pas dy disfatave në fund të vitit të kaluar ekipi vlonjat ka mundur Teutën me rezultatin 2 – 1.

Goli i Shehajt në çastet e fundit i ka dhënë 3 pikët ekipit të Ernestino Ramella. Megjithatë ky gol u kundërshtua nga tifozët vlonjatë, të cilët në një mesazh në faqen e tyre e quajtën qesharak dhe të dhuruar.

I menjëherëshëm ka qenë reagimi i klubit.

Ardi Behari – Drejtor i KF Flamurtari “Ne nuk jemi pjesë e asnjë loje. Ne ftojmë këdo që të hetojë këtë ndeshje.”

Të dielën do të luhen dy ndeshjet e tjera të vlefshme për javën e 19, Laçi – Partizani dhe Elbasani – Skënderbeu.

Tv Klan