Tatimet kanë filluar fshirjen automatike të të gjitha detyrimeve të bizneseve përpara vitit 2010-të. Në total janë 105 mijë tatimpagues që kanë përfituar që ditën e parë.

Drejtoria e Tatimeve ka nisur fillimisht me heqjen nga sistemi të të gjitha gjobave të cilat kanë qenë për deklarim të vonuar, që nga deklaratat vjetore të të ardhurave, deklarimi i tatimit mbi vlerën e shtuar dhe atë të tatim – fitimit.

Tatimet kërkojnë që të dorëzohen të gjitha deklaratat e prapambetura në vite deri në 30 Qershor, pasi nëse kjo nuk ndodh asnjë subjekt nuk do të jetë pjesë e ligjit të faljes.

Tv Klan