Bashkia e Tiranës ka nisur nga puna për segmentin e parë të unazës së vogël që përfshin aksin rrugor pas Muzeut Historik Kombëtar, deri në kryqëzimin me  Rrugën e Durrësit.

Për pasojë edhe lëvizja e automjeteve është devijuar. Të gjitha automjetet që vijnë nga Rruga Urani Pano pas Hotel Tiranës, kanë të ndaluar lëvizjen drejt, ndërsa ata që vijnë nga Bulevardi Zogu i Parë, kanë të ndaluar kthimin djathtas, por do të vazhdojnë drejt.

Ndryshim të lëvizjes ka edhe për automjetet që vijën nga Rruga e Durrësit, në drejtim të qendrës, të cilët kanë të detyruar kthimin djathtas në drejtim të Bankës së Shqipërisë.

Punimet janë inspektuar nga kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili premtoi mbylljen e e tyre brenda 4 muajve. Kryebashkiaku deklaroi se nuk do të tërhiqet nga asnjë projekt për ndryshimin e Tiranës. Ndërtimi i aksit të dytë të unazës do të kërkojë edhe shembjen e disa  ndërtesave të vogla dhe pallatit të INSIG.

Segmenti i tretë i unazës së vogël do të jetë nga Rruga e Barrikadave, kryqëzimi me Rrugën Urani Pano deri tek “Ushtari i Panjohur”.

Tv Klan