NISHANIiiiNë pritjen e përvitshme me trupin diplomatik të akredituar në vendin tonë, Presidenti i Republikës Bujar Nishani vlerësoi ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë në proceset integruese të Shqipërisë dhe zhvillimin me sukses të zgjedhjeve parlamentare të 23 Qershorit. Ai tha se shqiptarët prisnin një vlerësim më realist për statusin e vendit kandidat, sfidë për të cilën Shqipëria duhet të përmbushë përgjegjësitë që i takojnë në të ardhmen.

Presidenti Nishani vlerësoi partneritetin e Shqipërisë në kuadër të aleancës së Atlantikut të Veriut dhe tha se miqësia me Shtetet e Bashkuara mbetet e pacënueshme.

Kreu i shtetit u ndal edhe në bisedimet Kosovë-Serbi, të cilat i quajti si një dëshmi të stabilitetit rajonal e më gjerë.

Presidenti i Republikës u shpreh  se qasja e politikës së jashtme të Shqipërisë mbetet e pandrysheshme, dhe shtoi se tashmë janë pjekur kushtet që  vendi ynë të marrë presidencën e radhës së OSBE-ODIHR-it.