faqja 2

Dëshira për të ndihmuar emigrantët për të gjetur punë, ka motivuar dy të rinj gjermanë që jetojnë në Berlin të krijojnë një faqe online. Punët që mund të gjenden në adresën Workeer.de; janë kujdestarë për pleq, ndihmëskuzhinierë, zhvillues të programeve kompjuterike, dado për fëmijë etj.

Veç ofertave për punë, aty është rradhitur edhe lista e kompanive të interesuara. Por përpara se të arrihet tek firmosja e kontratës, duhet të kapërcehen një sërë hapash burokratikë me zyrë e të huajve; si statusi i qëndrimit, sa kohë ka personi që jeton në Gjermani, etj. Më pas zyrat e punës kontrollojnë nëse refugjatët punësohen sipas tarifave që ekzistojnë në Gjermani, nëse punësohen nga kompania, apo trajtohen si nënkontraktorë.

Problemi më i madh për emigrantët, megjithëse shumë prej tyre me arsim të lartë për mjekësi, stomatologji, arkitekturë, biokimi etj- shumica nuk njohin gjuhën gjermane, por vetëm atë angleze dhe franceze.

Megjithatë nëse dikush harton programe kompjuterike, nuk e ka të vështirë të gjejë punë, edhe nëse flet arabisht apo anglisht. Philipp Kühn dhe David Jakob- studente në Shkollën e Lartë për Teknikë dhe Ekonomi (HTW) – synojnë ta zgjerojnë projektin e tyre.

Faqja online po testohet dhe veç saj, të rinjtë gjermanë synojnë të ofrojnë edhe udhëzime për azilkërkuesit dhe punëdhënësit, të cilët duan të kapërcejnë pengesat burokratike në Gjermani.

Tv Klan