Nje video mjaft prekëse dhe emocionuese është publikuar së fundmi në rrjetet sociale, ku shihet Princ William 3 vjeç duke i bërë tualetin të ëmës, Princes Dianës. Video është kapur prapa skenave të një fotosesioni të Dianës me fëmijët e saj.

Kjo video është filmuar nga fotografi i familjes mbretërore në vitin 1985, ndërkohë që Harry, në atë kohë ishte vetëm 1 vjeç. /tvklan.al