Nënkryetari i PD, Boçi: Na takon ta marrim drejtimin e kësaj anije

Demokratët e Vlorës pritën në një takim sekretarin e Përgjitshëm, Flamur Noka së bashku me nënkryetarin e PD, Luçiano Boci dhe deputetin Alizoti. Në fjalën e tij, Noka e cilësoi të përmbyllur kohën e fasadës dhe Rilindjes së Edi Ramës.

“Koha e fasadës dhe propagandës së Rilindjes do të marrë fund. Është koha e të vërtetës dhe kur është koha e të vërtetës, mashtrimi dhe propaganda zhyten poshtë e më poshtë.”

Nënkryetari i PD, Luçiano Boçi tha se tashmë ka ardhur koha që demokratët të marrin drejtimin e anijes.

“Me besimin në zot, familje dhe besimin në Partinë Demokratike jam i bindur se ne do të fitojmë.”

Demokratët vendosën para përgjegjësisë Edi Ramën për të gjithë përçarjen brenda Partisë.

Klan News