thikaKriza ekonomike në Italinë fqinje duket se e ka detyruar një familje shqiptare të mos e paguajë qeranë e apartamentit për disa muaj me radhë.

Tre shqiptarë në Monte Grande të Italisë janë plagosur me thikë nga një italian.

Alessandro Di Chiazza ka trokitur për 6 muaj me radhë në derën e shqiptarëve për të marrë qeranë, por këtë herë nuk ka duruar më dhe e ka goditur 41-vjeçarin, Bashkim Lloti me thikë në qafë.

Në përpjekje për të ndarë sherrin dhe për të mbrojtur fëmijët në konflikt ka hyrë edhe vëllai i Bashkimit, 30-vjeçari Afrim Lloti, i cili ka marrë plagë në gjoks.

E plagosur në dorë gjatë sherrit ka mbetur edhe bashkëshortja e tij, Rajmonda Lloti.

Përpara se të kryente krimin, italiani Di Chiazza kishte çarë me thikë të gjitha gomat e automjetit në pronësi të familjes shqiptare.

Policia italiane ka vënë në pranga autorin e kësaj ngjarje nën akuzën e “Tentativës për vrasje me paramendim”.

tvklan.al