Barack Obama dhe George W.Bush janë shprehur të shqetësuar për klimën politike të krijuar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, nën presidencën e Donald Trump.

Paraardhësit e Trump në Shtëpinë e Bardhë u bënë thirrje amerikanëve të refuzojnë politikën e përçarjes dhe frikës. Sipas Obamës në lojë është demokracia, duke shtuar se ai që fiton zgjedhjet duke përçarë njerëzit, nuk mund të pretendojë t’i qeverisë më pas.

“Njerëzit duhet të kuptojnë se janë në shekullin 32 dhe jo në të 19-in”

, tha Obama.

Edhe George W. Bush shprehu shqetësimin se është rritur ndjeshëm bullizmi dhe paragjykimet. Politika jonë është tashmë më e cënueshme ndaj teorive konspirative.

Sipas traditës, ish-presidentët amerikanë nuk shprehen publikisht për pasardhësin e tyre. Pasi la detyrën, Obama u shpreh se do ta mbajë traditën e trashëguar nga Bush, por ka kritikuar disa herë vendimet e Trump, si në rastin e tentativës për të anuluar ligjin e shëndetësisë, apo ndaj urdhrit për ndalimin e emigrantëve.

Tv Klan