Aktroi i famshëm turk, Engin Akyurek vazhdon të korrë sukses në arenën ndërkombëtare. Ai ka marrë së fundmi çmimin “Aktori më i Mirë i Vitit” nga një televizion në Peru.

Seriali “Diamante dhe Dashuri”, ku Akyurek luan rolin e Omerit është transmetuar edhe në Amerikën Latine, ku tashmë aktori ka ndjekësit e tij të shumtë.

Pas përfundimit të serialit “Diamante dhe Dashuri”, Akyurek ka nisur xhirimet e serialit “Deri në Vdekje”, ku luan përkrah aktores bukuroshe, Fahrije Evcen. /tvklan.al