#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan

Të shtunën bota u mbërthye për të ndjekur atë që konsiderohet sulmi më i madh ndaj Izraelit nga një shtet fqinj. Bëhet fjalë për sulmin e ndërmarrë nga Irani në shenjë hakmarrjeje ose përgjigjeje për bombardimin që pak kohë më parë Izraeli i bëri ambasadës së Iranit në Damask duke shkaktuar një numër të vdekurish, midis të cilëve zyrtarë të lartë. Sipas Izraelit, i cili nuk e mori asnjëherë përgjegjësinë legale për sulmin, pjesa kryesore e kësaj ambasade shërbente si një shtab që koordinonte veprimet për Hamasin dhe organizatat e tjera dhe aktet terroriste në brendësi të territorit të Izraelit. Sulmi i famshëm i Iranit i cili pati momentet e para rreth 100 dronë sipas deklaratës së presidentit të SHBA-ve, Joe Biden që i kërkoi Iranit mos të ndërmerrte një sulm të tillë. Në momentin e parë u duk se Irani mobilizoi një flotë tre herë më të madhe ajrore për të sulmuar territorin e Izraelit por për fatin e keq u duk sikur më shumë sesa për të goditur dhe dëmtuar Izraelin, ishte një lloj spektakli për të thënë që është vendi i parë që sulmon drejtpërdrejt Izraelin duke njohur zhvillimet e brendshme mes këtij të fundit dhe Palestinës. Shumë komentatorë thanë që Irani u përpoq të mos kishte dëme për të mos pasur një kundërreagim të Izraelit. Izraeli ka mbledhur kabinetin e luftës, ka deklaruar që nuk do të ketë sulm të menjëhershëm ndaj Iranit por mbetet një sulm potencial. Çfarë po ndodh midis tyre? Sa mundet që lufta në Gaza dhe situata e përgjithshme dhe përplasja midis Izraelit e Hamasit të mund të shkojë në një përplasje më të madhe? Libani është mjaft i kërcënuar, një pjesë e Bekës nga Hezbullahët, njëkohësisht mund të ketë përplasje në drejtim të Sirisë po ashtu si pasojë e kontrollit të disa grupeve pro-iraniane. Irani dhe Izraeli janë 1725 km larg njëri-tjetrit dhe një përplasje tokësore mes tyre është thuajse e pamundur. Një konflkt në shkallë më të gjerë që nga Izraeli mund të përfshijë Jordaninë që ka qenë mjaft armiqësore me Iranin, Sirinë, Libanin, Egjiptin edhe pse shkretëtira e Sinait e ndan Egjiptin urban nga pjesa tjetër. Shkallëzimi i luftës do të ishte katastrofik për botën, për rritjen e çmimeve, për situatën e përgjithshme në botë e të sfilitur nga lufa midis Ukrainës dhe Rusisë, bota do të duhej të përballej me një luftë tjetër e cila mund të sillte pasoja shumë të mëdha.