#Opinion | Emision politik live nga #BlendiFevziu në #TvKlan

Në pjesën e tretë të emisionit “Opinion”, këtë të hënë ishte i ftuar Nevzat Luftiu, kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve të Preshevës, përfaqësuesi i minoritetit shqiptarë brenda Serbisë. Çfarë kërkojnë shqiptarët e Luginës? Cila është situata e tyre? Është komuniteti i katërt më i madh brenda Serbisë, ndërkohë është një vijim integral territorial, i shqiptarëve të Kosovës. Cila është problematika e tyre? Çfarë vështirësisë kanë ata? Por mbi të gjitha çfarë duhet të bëjë Shqipëria dhe Kosova për ta?