Të ftuar:

Lulzim Basha

Kreu i PD-së, Lulzim Basha bëri një propozim intersant ditën e sotme në studion e Opinion në TV Klan.

Basha tha se do të ishte shumë mirë për demokracinë që kreu i opozitës dhe kryeministri shqiptar të bënin një debat të përmuajshëm në TV.

“Do të ishte e vlefshme për demokracinë që kryeministri dhe kryetari i opozitës të bënin debat të përmuajshëm. Unë jam gati, ai nuk do”, tha Basha.

HAPJA E NEOCIATAVE

Lulzim Basha theksoi se është pro hapjes së negociatave për anëtarësimin në BE.

Basha bëri me dije se Partia Demokratike ka lindur si një parti pro Europës dhe ka lindur me sloganin t’a bëjmë; “Shqipërinë si Europa”, ka dhënë kontributin e saj si në qeverisje dhe si tani në opozitë dhe qëndrimi i PD-së, si dhe qëndrimi im personal, nëse do të ishte në dorën time, do të ishte firmosja për hapjen e negociatave.

Më tej, ai theksoi se hapja e negociatave nuk është në dorën e tij, po është në dorën e vendeve të anëtarëve të BE-së.

Fevziu: Z.Basha kishte ndonjë entuziasëm nga opozita shqiptare, kryesisht pas deklaratës së Kirshbaun, pasi ishte i ashpër në këtë drejtim? 

Basha: Nuk ka pasur asnjë entuziasëm. Shqetësim dhe turpërim. Pas gjithë këtyre vitëve përpjekje, me zigzaget e tyre, jemi kthyer në një pikë ekzistenciale të futjes së Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ka të bëjë me problemet reale që ka të bëjë Shqipëria. Diskutimi i vërtetë sot është, do apo nuk do, PD-ja për hapjen e negociatave. Ajo e ka dëshiruar, e ka kërkuar dhe ka lobuar për këtë. Por diskutimi i vërtetë është se çfarë po e pengon hapjen e negociatave dhe çfarë duhet të bëjmë që Shqipëria të ecë përpara.

Ligji i Vettingut

Kreu i PD-së, Basha, bëri me dije se pengesë nuk është vetëm vettingu, por edhe shumë probleme të tjera reale si droga, krimi dhe korrupsioni.

Ka pasur probleme me ligjet që duhet të buronin nga Kushtetuta e rënë dakord me konsensus unanim

”,- ka thënë ai.

Basha ka theksuar edhe një herë rekomandimet e kancelares Angela Merkel, se përveç pesë kushteve duhet të bëhet progres edhe në luftën kundër krimit, korrupsionit dhe zgjedhje të ndershme.

Opozita nuk ka pushtetin për të krijuar një realitet që e beson Merkel

”- ka thënë Basha.

Basha u përgjigjet akuzave të PS: Jetoj në Tiranë, jo në Holandë

Kreu i PD-së, Lulzim Basha tha sot në “Opinion” se ai prej vitesh jeton në Tiranë. Sipas tij, akuzat e PS-së që thonë se jeton në Holandë, ja të pavërteta.

“Unë që nga viti 2005 jetoj në Tiranë. Fëmijët e mi mësojnë këtu, në shkollat e Tiranës. Këto akuza kanë qenë dhe janë të pabaza”, tha Basha.

Basha tregon prapaskenat: Rama e dinte 6 muaj para që s’hapeshin negociatat

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ishte sot i ftuar në emisionin “Opinion” në “TV Klan”. Lidhur me hapjen e negociatave, Basha tha se kryeministri Rama e dinte 6 muaj para që nuk do të hapeshin negociatat për anëtarësim për në BE.

“Edi Rama e dinte që negociatat s’do të hapeshin që para se të vinte deputeti i CDU-së. Edhe Meta e dinte këtë, edhe ne gjithashtu.

Para gjashtë muajsh, ministri Bushati ka takuar Krichbaum në Gjermani dhe i është thënë se çfarë problemesh ka Shqipëria.

Po kështu, para 1 jave e gjysmë, Bushati është takuar me ministrin e Jashtëm gjerman dhe i është thënë e njëjta gjë. Kështu, Rama e dinte dhe Bushati nuk e ngriti si çështje hapjen e negociatave”, tha Basha.

Ai ka shtuar se sulmi i Ramës ndaj Krishbaun është i paprecedentë.

Basha: Ja kë mbështesim për President. Me Metën s’ka koalicion

Kreu i PD-se, Lulzim Basha tha sot ne “Opinion” se PD-ja do ta mbeshtese rikandimin e Presidentit Bujar Nishani.

I pyetur per deshiren e kreut te Shtetit per te rikandiduar, Basha tha se PD-ja eshte gati ta mbeshtese.

“Meqenese Presidenti Nishani ka shprehur deshiren per te rikandiduar, ne do ta mbeshtesim ate”, tha Basha.

I pyetur per nje emer ne rast se mazhoranca kerkon President konsensual, Basha tha se eshte heret per te folur mbi kete teme.

Lidhur me nje koalicion te mundshem me LSI-ne, Basha tha se PD-ja nuk do t’i afrohet ish-partnerit te saj ne qeveri.

“Me meten nuk ka koalicion. Madje, nuk ka patur asnje flirt me te per mocion kunder Rames”, tha Basha.

Basha: Pse nuk shkarkon Elvis Roshin Edi Rama? 

Lulzim Basha ka theksuar se Edi Rama nuk ka vullnet për të zbatur ligjin. Basha tha se çfarë e pengon kryeministrin e vendit të zbatojë ligjin, por ai nuk ka vullnet politik.

“Çfarë e pengon Edi Ramën, që e ka kompentencë ligjore ta shkarkojë me vendim të Këshillit të Ministrave Elvis Rroshin? Nuk e pengon asgjë ta shkarkojë, kur është konstatuar se ai është i dënuar në Itali për përdhunim në grup të një minoreneje, kur është dëbuar në Zvicër për trafik droge dhe ka gënjyer për të dyja në formularin e dekriminalizimit”.

BASHA: RAMA, KURBAN I VUÇIÇIT

Lirdhur me Ramen, Basha tha se Kryeministri ne politiken e jashtme eshte fokusuar te shfaqja dhe interesat e tij personale.

“Në politikën e jashtme, Kryeministri Rama është fokusuar tek shfaqja dhe tek interesat e tij personale, jo të qytetarëve. Eka bërë këtë në kurriz të Kosovë, shkon në Serbi dhe bën shaka me Vucic.

I ka dhënë Vucic alibi që ai të thotë “unë i kam marrëdhëniet e mira me shqiptarët, me Edi Ramën, problemet i kam me Mustafën e Thaçin, ato janë gdhë.” Ka dëmtuar intersat eKosovës si një shtet i pavarur.

Është bërë kurban i Vuçiçit dhe po bën kurban Kosovën! Zoti Rama bën inagurimin e librit në Serbi dhe nuk interesohet për linjën e interkonjeksionit mes Serbisë e Kosovës.

Për interesin ekonomik e politik të Kosovës e Shqipërisë nuk thotë asnjë fjalë! E gjithë politika e jashtme është vënë në dispozicion të interesit të Kryeministrit Rama, ai inaguron libra e hap ekspozita. Politika e jashtme duhet të drejtohet në radhë të parë nga Kosova.

Prioriteti numër një në politikën e jashtme duhet të jetë Kosova! Ne duhet të krijojmë një ekonomi de facto të përbashkët me Kosovën. Për Preshëven ka përgjegjësi Kosova dhe Shqipëria. Lugina e Preshevës nuk mund të lihet ashtu!