Të ftuar:

Hygerta Sako,

Artan Shyti,

Astrit Hafizi,

Shkëlqim Muça,

Reis Çiço,

Anila Basha, 

Alban Bushi,

Vilma Masha

Emisioni Opinion në TV Klan ka si temë të mbrëmjes humbjen e thellë të kombëtares së Shqipërisë me ekipin e Izraelit në “Elbasan Arena”.

Alban Bushi pjesë e rëndësishme e stafit teknik të ekipit Kombëtar, u shpreh në “Opinion” se ishte shumë e vështirë që pas minutës së 17-të Shqipëria të fitonte ndeshjen me Izraelin. Ndërkohë që pas minutës së 55 sipas Bushit nuk kishte më lojë. Dhe për këtë Bushi ka fajësuar arbitrin e ndeshjes. “Ndeshja nuk i ngjan ndeshjes. Para minutës se 17-të Izraeli nuk ishte një ekip që mund ta rrihte Shqipërinë. Ne e kemi parë edhe në video. Pas minutës së 17-të ndeshja edhe mund tu humbiste. Unë mendoj që edhe me 10 lojtarë Shqipëria bëri shumë volum loje. Por është e vështirë të komandosh një ekip si Izraleli me 10 lojtarë.Pas minutës së 55-të nuk kishte më lojë. Arbitri nuk kishte nivelin e duhur. Kartoni i Kuq jepet kur lojtari i fundit ndërhyn për të dëmtuar lojtarin dhe jo në rastin e Gjimshitit”, tha ai.

Për gazetaren e “SuperSport”, Vilma Masha humbja e kombëtares nuk mund të pritej nga tifozët, pasi vetë futbollistët e Shqipërisë, në konferencat e shtypit janë deklaruar se nuk kënaqen me vendin e tretë. Sipas saj, ata kanë kërkuar vazhdimisht një fitore me Izraelin në “Elbasan Arena”. Masha theksoi se atmosfera rreth kombëtares ishte shumë entuziaste dhe pritej gjithmonë një fitore. Ndërsa theksoj, se edhe barazimi ishte i pranueshëm nga tifozët skeptik,  por askush në “Elbasan Arena” dhe asnjë nga miqtë e saj nuk dëgjonte se Shqipëria edhe mund të humbasë. “Izraeli nuk është një ekip aq modest edhe pse nga atmosfera që kishte shpërthyer këtu, ata u paraqiten si një ekip modest, realisht ata nuk janë një ekip i tillë”, tha Masha. Sipas saj, ata treguan që ne na sulmuan në disa raste që në pjesën e parë. Gazetarja e “SuperSport” u shpreh se realisht nuk e priste një humbje të tillë.

Artan Shyti, analist sportiv, thotë në Opinion se arbitri Aytekin që gjykoi ndeshjen Shqipëri-Izrael nuk veproi mirë në rastin e kartonit të Kuq. Madje Shyti thotë se nëse do të ishte një lojtar i një ekipi të madh në vend të Gjimshitit, nuk do ishte ngarkuar me karton të Kuq. “Unë mendoj që kartoni i Kuq nuk duhej dhënë. Po të ishte Pikeja, Kielini apo një tjetër lojtar i madh, arbitri nuk do ta jepte karton të Kuq”

Gazetarja Anila Basha ka theksuar në Opinion se performanca e futbollistëve tanë nuk ishte në nivelin e duhur. Ajo tha se nuk është në dijeni se në çfarë skuadrash luajnë pjesa më e madhe e futbolistëve tanë dhe sa të angazhuar janë ata në ekipet e tyre respektive, por ndeshja në “Elbasan Arena” nuk ishte në nivelin e mirë të tyre. Ajo bëri me dije se një ndeshje e tillë nuk ishte për të fituar.

Shefi i klubit të Partizanit, Shkëlqim Muça tha në emisionin Opinion se ekipi ynë kombëtar për 17 minuta bëri një lojë shumë të tërhequr, ndërsa i krijoi mundësinë ekipit kundërshtar të sulmojë vazhdimisht ndaj nesh. Muça bëri me dije se skuadra e Izraelit, duke përfituar nga kjo gjendje e skuadrës tonë, bëri një qarkullim më të shpeshtë të topit dhe mbi të gjitha rrezikoi pothuajse 2-3 herë. Sipas tij, ata kanë penetruar tre herë nga ana e Hysajt, pasi ai është jashtë forme, si dhe Mavraj e Gjymshiti janë në të tillë gjendje. Ai theksoi se një futbollist që luan në Gjermani, në skuadra të mëdha, nuk mund t’i depërtojë një top i ardhur nga 70 m.

Ish-trajneri i kombëtares, Astrit Hafizi në lidhje me ndeshjen Shqipëri-Izrael në “Elbasan Arena”, tema e mbrëmjes në emisionin Opinion, theksoi se dhënia e kartonit të Kuq, ishte një gabim i arbitrit të ndeshjes. Hafizi tha se një rast të tillë e kemi pasur para 20 viteve, në ndeshjen me Gjermaninë, ndoshta edhe rregullorja ka ndryshuar, por ne kemi marrë një penallti me Rrakllin. Ai tregoi se portieri gjerman e kapi për bluze dhe e hodhi në tokë dhe i dha penalltinë, por jo karton të Kuq. Sipas tij, tani rregullorja edhe mund të ketë ndryshuar. Ndër të tjera, Hafizi theksoi se humbja në “Elbasan Arena” vjen si rrjedhojë e disa momenteve jo të mira që skuadra jonë shpeshherë edhe pas disa fitoreve që kemi pasur si me Maqedoninë apo me Lihtenshtejnin kanë paraqitur një pakënaqësi kryesisht në zhvillimin e lojës sulmuese. Ai bëri me dije se duke u marrë në disa raste me rezultatin është harruar mënyra se si ne luajmë në fushë përballë kundërshtarit. Ish-trjanieri i kombëtares tha se ne lojën sulmuese nuk e njohim fare. Sipas tij, mënyra e ardhjes së De Biasit këtu, ku ne presim një vit apo dy dhe, asgjë nuk ndryshon në lojën sulmuese, pavarësisht rezultatit, them se ka gabuar.

Në lidhje me panikun e krijuar nga masat e marra për ruajtjen e sigurisë së skuadrës së Izraelit, për teknikun Alban Bushi, ka ndikuar në gjendjen e lojëtarëve tanë. Sipas tij, disa prej tyre, nuk morën gratë dhe familjen në stadium nga frika e ndonjë shpërthimi.