3005810A00000578-0-image-a-2_1452498057255

Këngëtarja amerikane Katy Perry dhe aktori britanik Orlando Bloom, janë pikasur duke flirtuar me njëri-tjetrin në festën e organizuar pas ceremonisë së dorëzimit të çmimeve “Golden Globes”.

Dyshja, që raportohet të ketë një miqësi prej kohësh, janë sportuar në një cep të ambientit duke biseduar dhe duke u argëtuar nën shoqërinë e njëri-tjetrit.

3005833C00000578-3393497-image-a-6_1452498210981

Ylli i filmi “Piratët e Karaibeve” duket se e ka vlerësuar shumë veshjen super seksi të këngëtares, e cila kishte nxjerrë në pah format e saj nën një fustan me dekolte bujare.

Prej këtij detaji, Bloom duket se e ka humbur fare, gjatë kohës kur dyshja bisedonte pranë njëri-tjetrit.

3005950900000578-3393497-image-m-13_1452498330316

Prej kohësh të dy artistët nuk kanë lidhje të qëndrueshme në jetën e tyre. Katy Perry pas martesës me komedianin Russell Brand në 2013, është në një marrëdhënien me ulje-ngritje me muzikantin John Mayer.

Ndërkohë që Perry vijon një lidhje mes ndarjesh dhe ribashkimesh, aktori britanik pas ndarjes së ish-bashkëshortja Miranda Kerr, në nëntor 2015 u detyrua të përgënjeshtronte zërat se ai dhe modelja 20 – vjeçare Kendall Jenner, po takoheshin fshehurazi./tvklan.al