ambjenti

Kështu e sheh ambjentin përreth 80- vjeçari britanik Ray Flynn. Ai vuan nga sëmundja e syrit e njohur si AMD (degradimi makular i lidhur me moshën). Sëmundja prek moshat e vjetra dhe shkaktohet nga dëmtimi i qelizave në pjesë të ndyshme të retinës. Pamja e tij kufizohet vetëm në pjesën periferike dhe kjo e pengon në kryerjen e shumë aktiviteteve ditore.

1971

Ai është i pari pacient, tek i cili është aplikuar me sukses teknologjia e syrit bionik Argus II. Operacioni u krye në Spitalin Mbretëror të syrit në Mançester.

Por si funksionon kjo teknologji?

Përmes një ndërhyrjeje, vendoset në retinë një çip me elektroda. Pacienti mban syze të veçanta të pajisura me një kamera të vogël. Pamjet e filmuara shndërrohen në sinjale, përmes një aparati që pacienti e mban me vete. Sinjalet më pas, përçohen me valë infrared tek çipi që gjendet në sy. Çipi krijon impulse që prekin nervat optike për të përçuar imazhet në tru.

Deri më tani, kjo teknologji ishte testuar tek kaviet, por sërish mbetet në faza eksperimentale, tek njerëzit. Syri bionik t’u vijë në ndihmë 44 mijë që çdo vit preken nga kjo sëmundje në Britaninë e Madhe.

Tv Klan