edi palokaPartia Demokratike shpërndau pasditen e sotme një një deklaratë për mediat të Kryetarit të Grupit Parlamentar Edi Paloka.

Në këtë deklaratë Paloka rendit arsyet që e detyruan opozitën sipas tij të ndërpresë marrëdheiet me kuvendin.

Sipas kreut të deputetëve demokratë ndërprerja e marrëdhënieve me Kuvendin është pasojë e asgjesimit të debatit parlamentar nga dyshja Rama-Meta.

“E vetmja zgjidhje sipas – demokratëve është rikthimi i Parlamentit në normalitet.

Për këtë arsye opozita ka propozuar një marrëveshje shumicë-opozitë me garanci dhe mbikqyrje të faktorit ndërkombëtar ku shumica të angazhohet të mos verë më kurrë në pikëpyetje sovranitetin e Kushtetutës dhe vendimeve të gjykatave si dhe të punojë bashkë me opozitën për të çmontuar mekanizmin që promovon krimin në Kuvend dhe në strukturat shtetërore” – shkruhet ne deklaratën e demokratëve.

Paloka thotë se nëse nuk ka reflektim opozita do të fillojë protestat deri në rrëzimin e atyre që mendojnë se janë mbi ligjin dhe Kushtetutën.

Tv Klan