Karriera e joshjes së Pamela Anderson nuk njeh fund. Pas shumë meshkujsh të njohur e të panjohur që ka pasur në jetën e saj, aktorja kanadeze duket se ka arritur të bëjë për vete edhe futbollistin francez Adil Rami.

Sipas mediave rozë, ish-protagonistja e filmit Bayëatch ka hedhur pas krahëve themeluesin e Uikiliksit, Zhulian Assange.

Anderson e cila më 1 korrik mbush 50 vjeç ka nisur një histori dashurie me futbollistin 31-vjeçar, plot 18 vjet më të ri se ajo. Pamela dhe Adil Rami janë njohur përmes një miku të përbashkët dhe mësohet se janë takuar disa herë. TV KLAN