Policia e qytetit të Vlorës ka parandaluar një konflikt mes dy punonjësve të OSHEE.

Ngjarja ka ndodhur ditën e martë rreth orës 13:50 në lagjen ”29 Nëntori”, ku dy punonjësit e OSHEE janë konfliktuar me njëri tjetrin dhe  kanë qene duke përdorur edhe mjete të forta shpuese (kaçavidë), ndaj njëri-tjetrit.

Nga verifikimi paraprak policia ka konstatuar se 54 vjeçari me inicialet M.B., ka marrë dëmtime si pasojë e goditjeve me mjete të forta, nga M.Q., 49 vjeç.

I dëmtuari ka marrë ndihmën e nevojshme mjekësore dhe gjendet jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka shoqëruar në Komisariat  49 vjeçarin dhe pasi ka kryer hetimet dhe dokumentuar rrethanat dhe shkakun e konfliktit, i cili ka qenë për motive të dobëta ka referuar materialet në Prokurori ndaj tij, për veprën penale ”Plagosje e lehtë me dashje”./tvklan.al