Një tjetër vepër publike për rreth 400 vende parkimi dhe funksione për zyra dhe aktiviteteve të hapura social-kulturore do jetë gati brenda vitit në Durrës. Kryeministri Edi Rama së bashku me kryebashkiaken e Durrësit pa nga afër punimet në kantierin e godinës së re të parkimit me energji të prodhuar nga dielli.

Parkingu publik në Durrës do të ketë lidhje edhe me segmentet e hekurudhës e portit më të rëndësishëm të vendit.  Ndalesa e radhës e kryeministrit Rama në qytetin bregdetar ishte edhe në Qendrën e rilindur Kulturore të Fëmijëve, një hapësirë e dedikuar për rreth 1 mijë fëmijë.

Qendra e re Kulturore moderne do të ofrojë mësime në art, teknologji dhe sportet e tavolinës, duke përfshirë edhe kurse pikture, kërcimi e mjaft disiplina te tjera.

Klan News