Një makinë ka dalë nga rruga mbrëmjen e kësaj të hëne në vendin e quajtur “Ura e Baltëzës” në Fier. Një person ende i paidentifikuar ka rënë në kanalin anësor të rrugës me automjetin e tij.

Burimet nga vendngjarja bëjnë me dije se drejtuesi i mjetit tip “Benz” kishte përfunduar në kanal dhe në përpjekje për të dalë nga mjeti ishte zhytur në ujë në gjendje të dehur.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë uniformat blu, dhe shërbimi zjarrfikës.

Fatmirësisht drejtuesi i mjetit ishte nxjerrë nga banorët e zonës dhe më pas është transportuar në spitalin Rajonal të Fierit për të marrë ndihmën mjekësore. Ndërkohë po punohet për nxjerrjen e automjetit nga kanali.

Klan News