Aktorja dhe deputetja e Kosovës, Adriana Matoshi, është sonte e pranishme në sallën e “X Factor Albania” në Tv Klan për të ndjekur nga afër të rinjtë më të talentuar shqiptarë.

Sonte në Tv Klan mbahet çerekfinalja e talent-showt me 6 zëra brilantë që po konkurrojnë për një vend në finale. E kur salla është mbushur me familjarë, miq e admirues të shumtë, e ulur mes tyre është edhe Adriana.

Mes angazhimeve të shumta e betejave shëndetësore, artistja nga Kosova ka gjetur kohën për të ndjekur nga afër zërat e të ardhmes së muzikës shqiptare.

Kjo vjen pak ditë pasi ajo iu nënshtrua një ndërhyrjeje në Turqi. Në një postim në rrjetet sociale, aktorja zbuloi se “shëndeti e tradhtoi sërish”. Fatmirësisht edhe këtë herë ajo e fitoi betejën./tvklan.al