Një shumë prej 15 rreth milionë lekësh është sekuestruar nga autoritetet në Elbasan, ndërsa 2 persona janë ndaluar e 2 të tjerë janë shpallur në kërkim, pasi akuzohen për pastrim parash.

Të ndaluarit janë B. Koçiaj, 63 vjeç dhe A.Koçiaj, 33 vjeç banues në Elbasan, ndërsa në kërkim janë shpallur I.K dhe O.D

Sipas një njoftimi zyrtar të policisë, ndalimi i tyre u bë pasi të enjten Gjykata e Elbasanit caktoi masën e sigurisë “arrest me burg”.

Ndalimi i tyre u bë në zbatim të vendimit të datës 14.09.2017 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, e cila ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale të “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale“, të kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë dhe me pasoja të rënda. Gjithashtu sot më datë 15.09.2017 u bë sekuestro preventive në vlerë të përafërt 15.000.000 lekë”,

thuhet në njoftim./tvklan.al