Teksa anëtarët e Partisë Demokratike në të gjithë vendin votojnë sot për kryetarin e ri të kësaj force politike, ish – nënkryetari, Astrit Patozi ka ripërsëritur qëndrimin e tij se vetëm një garë e drejtë dhe demokratike e shpëton PD-në.

Teksa ka falenderuar demokratët e Tiranës, që iu bashkuan takimit të djeshëm me grupimin anti – Basha, Patozi ritheksoi se demokratët nuk pajtohen me farsën.

“Demokratët nuk pajtohen me farsën. Vetëm gara e drejtë e shpëton Partinë Demokratike”,

shkruan Patozi në një postim në rrjetet sociale.

Ai shprehet se lëvizja e tyre nuk do të ndalë derisa të përmbushë qëllimin e bashkimit dhe ringritjes së PD.

Lëvizja jonë nuk ndalet. Ajo ka vetëm një qëllim: bashkimin dhe ringritjen e shpejtë të Partisë Demokratike. Askënd për të humbur, gjithkënd për të fituar”,

shprehet Patozi.

Gjatë një takimi, të zhvilluar të premten në sallën e Akademisë së Arteve në Tiranë, Patozi i bëri thirrje për herë të fundit Bashës që të tërhiqej nga gara farsë, sipas tij, për zgjedhjen e kryetarit./tvklan.al